Analisti, Nexhmedin Spahiu ka treguar se ai ia kishte propozuar kryeministrit Kurti, Donika Gërvallën për ministre të Punëve të Jashtme.
Ai tha se e ka kuptuar që propozimi i tij ishte gabim, shkruan Jepi zë.
“Unë ia kom propozuar Albinit, por nuk e di a e ka marr propozimin tim, por në fund e ka vendos. Kam mendu se është mjaft e përgatitur pasi e kam parë që ka njohuri, jeta e saj në Shqipëri dhe Gjermani, njohja e gjuhëve të huaja, por e kam kuptu qe kam gabuar”, ka thënë Spahiu në T7.
“Edhe Albini duhet me pranu që ka gabuar me vendosjen e Gërvallës. Un kam kuraje ta pranoj gabimin, ndërsa Kurti jo, dhe shkarkimi i saj nuk do të thotë se ka dështu”, shtoi Spahiu.