Ardhja e Joe Bidenit në krye të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ishte parë si një sinjal që do t’i lëvizte gjërat përpara në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Kjo, për shkak se presidenti Biden e njeh mirë rajonin dhe problemet më të cilat ballafaqohet Ballkani, shkruan Gazeta Express.
Pasi e kishte bërë një vit në krye të Shtëpisë së Bardhë, raportohej se si Biden duke e trajtuar Ballkanin Perëndimor si prioritet, do të ndryshonte komplet mozaikun e njerëzve që përfaqësojnë Amerikën dhe diplomacinë amerikane në rajon
Në media të rajonit, gjatë fundit të vitit 2021 shkruhej për një “pesëshe speciale” diplomatësh që Biden do ta instalonte në rajonin e Ballkanit Perëndimor, me qëllim të shtyrjes përpara të agjendës amerikane në këtë pjesë të globit.
E një nga metodat përmes së cilës do të shtyheshin përpara agjendat e politikës së jashtme ishte thënë se do të jenë edhe sanksionet. Kështu ishte paralajmëruar nga një urdhër ekzekutiv që Joe Biden kishte nxjerrë për rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke paralajmëruar sanksione për gjithë ata që synojnë minimin e sigurisë në këtë pjesë dhe që tentojnë të minojnë marrëveshjet si ajo e Dejtonit, Ohrit, Prespës e të tjera.
(iii) të jesh përgjegjës ose bashkëpunëtor, ose të përfshihesh drejtpërdrejt ose indirekt në një shkelje, ose një akt që ka penguar ose kërcënuar zbatimin, të ndonjë sigurie rajonale, paqeje, bashkëpunimi ose marrëveshjeje ose kornize të njohjes reciproke ose mekanizmi i përgjegjësisë në lidhje me Ballkanin Perëndimor, përfshirë Marrëveshjen e Prespës të vitit 2018; Marrëveshja Kornizë e Ohrit e vitit 2001; Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara; Marrëveshjet e Dejtonit; ose Konkluzionet e Këshillit të Konferencës për Zbatimin e Paqes të mbajtur në Londër në Dhjetor 1995, duke përfshirë vendimet ose konkluzionet e Përfaqësuesit të Lartë, Këshillit të Zbatimit të Paqes ose Bordit Drejtues të tij; ose Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish Jugosllavinë, ose, në lidhje me ish Jugosllavinë, Mekanizmi Ndërkombëtar i Mbetjeve për Tribunalet Penale“, thuhej në urdhërin ekzekutiv të presidentit Amerikan, raporton Express.
Kjo pesëshe është kompletuar tek sot, kur Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, ka njoftuar se James O’Brien ka marrë detyrën e tij si koordinator për sanksione, diplomat me përvojë 30 vjeçare dhe me njohuri të jashtëzakonshme për Ballkanin Perëndimor, Kosovën, Serbinë dhe Bosnje e Hercegovinën.
“Ne e mirëpresim ambasadorin Jim O’Brien si Koordinatori i ri i Sanksioneve i Departamentit të Shtetit. Jim do të luajë një rol vendimtar në formësimin e politikës sonë të sanksioneve për të promovuar përgjegjësinë për korrupsionin dhe abuzimin e të drejtave të njeriut dhe për të penguar aktivitetet që kërcënojnë sigurinë tonë kombëtare”, ka shkruar Blinken teksa ka njoftuar për emërimin e O’Biren si Koordinator.