Analisti dhe filozofi Blerim Latifi në 2020 kishte zbuluar se një prej këshilltarëve të Kryeministrit Albin Kurti ka marrë pjesë në protesta të organizuara kundërr bombardimeve të NATO’së në Jugosllavi.
Kështu ka deklaruar ai në Pressing, ku tha se kjo u bë si pjesë e mbështetjes së një aktiviteti politik të kurdëve.
Një këshilltar i Kurtit, ka marrë pjesë në protesta anti bombardimeve të NATO’së mbi Jugosllavi, si pjesë e mbështetjes së një aktiviteti politik të kurdëve, e organizuar nga Partia Komuniste e Kurdistanit, që udhëhiqej nga Lideri i kurdëve komunist në Turqi, Oçallani.”, kishte thënë ai.
“Protesta e PPK është mbajtur në Paris në vitin 1999 gjatë bombardimeve të NATO’së, mbi Jugosllavi”, shtoi tutje Latifi.
Latifi ndër të tjera theksoi se deklarata kundër UÇK’së e kanë origjinën në doktrinën që kanë udhëhequr gjatë luftrave qarqe të ndryshme anti-amerikane.
“E kanë origjinën në doktrinën që kanë udhëheq gjatë luftërave qarqe të ndryshme anti-amerikane që kanë pasë pikpamjen se luftërat në ish-Jugosllavi nuk janë luftëra mes të drejtit e të padrejtit, por janë luftëra mes fiseve, është doktrina që e ka prodhu këtë diskurs që pas luftës në Kosovë është nxitë, është ushqy e përdorë nga grupe të ndryshme, OJQ të ndryshme, nuk është diskurs që ka për qëllim drejtësinë, është diskurs që përpiqet me relativize krimin që ka ndodhë në Kosovë”, tha Latifi në Pressing.