GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Mbi 34 mijë viza pune për Gjermani janë lëshuar vitin e kaluar

13/04/2022
në Ballina, Botë, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Share on FacebookShare on Twitter

Mbi 34 mijë viza pune janë lëshuar nga ambasada Gjermane në Kosovë gjatë vitit 2021. Opozita lë fajtor direkt Albin Kurtin duke thënë se njerëzit janë të zhgënjyer me premtimet populliste të kryeministrit.

Radhët e gjata para ambasadave të huaja viteve të fundit nuk janë të pazakonshme për Kosovën.

Qytetarët dëshirojnë të marrin një vizë të shteteve të Evropës.

Kërkesa më e madhe është për vizë të Gjermanisë.

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë në një përgjigje për RTV Dukagjinin thotë se gjatë vitit të kaluar janë lëshuar rreth 34 mijë viza për qytetarët e Kosovës.

Ky trend i kërkesës për viza po shihet me shqetësim nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK).

“Si PDK e konsiderojmë mjaft shqetësues faktin se të rinjtë tanë çdo ditë kërkojë viza për të shkuar në shtetet e Bashkimit Evropian. Por, kjo kërkesë është rritur për shkak të vështirësisë për të jetuar në Kosovë, rritjen e çmimeve të produkteve bazike, rritjen e energjisë elektrike, paga të ulëta e shumë faktorë tjerë”, ka deklaruar deputetja Ariana Musliu-Shoshi.

Edhe partia tjetër opozitare, fajtorë e konsiderojnë Qeverinë për largimin e të rinjve nga Kosova.

Sipas Muhamet Hamitit, qytetarët e të gjitha profesioneve janë të zhgënjyer me qeverisjen e Albin Kurtit.

“Kemi raste të largimit të profesionistëve shëndetësor, inxhinierëve e të tjerë. Kemi një Qeveri që nuk ka program qeverisës, nuk ka program për zhvillim ekonomik dhe shoqërorë të Kosovës”, deklaroi Hamiti.

Derisa AAK thotë se Qeveria nuk ka ndonjë strategji për të ndaluar këtë dukuri.

“Të rinjtë nuk e shohin më të ardhmen në Kosovë pasi e kanë të vështirë të sigurojnë të ardhura për një jetë solide. Jemi dëshmitarë se në kompanitë publike tashmë nuk mund të punësohesh nëse nuk je anëtarë i partisë në pushtet. Ministria e Jashtme dhe Kryeministri nuk kanë asnjë strategji që do të ndalonte këtë dukuri”.

Analistët thonë se liberalizimi i vizave për Kosovën do të ndalte trendin e largimeve nga Kosova.

Po të kishim viza njerëzit që do të udhëtonin do ta shihnin se Evropa nuk është parajsa që është menduar nga të rinjtë”, deklaroi Gazmir Rraci.

Në vitin 2020 kur edhe ishte pandemia, Ambasada e Gjermanisë në Kosovë kishte lëshuar 18 mijë viza për qytetarët e Kosovës.

Një vit para këtij nga kjo ambasadë janë lëshuar mbi 50 mijë viza për kosovarët.

Tags: 34mijGjermanikosovaretviza pune
ShareTweetShare
Previous Post

Analizat nga Zvicra s’ndryshojnë asgjë për VV’në, Haxhiu thotë se Astrit Dehari është vrarë

Next Post

Hekuran Murati zhgënjen veteranët: S’ka rritje të pensioneve për ata

Next Post

Hekuran Murati zhgënjen veteranët: S’ka rritje të pensioneve për ata

Lajmet e fundit

Zbulohet në brigjet australiane anija e shekullit të XIX, u fundos para 170 vitesh

Zbulohet në brigjet australiane anija e shekullit të XIX, u fundos para 170 vitesh

20/05/2025
Hamiti për Vetëvendosjen: Kushtetutën e kanë shkelur më shpesh se të gjitha qeveritë e mëhershme bashkë

Hamiti për Vetëvendosjen: Kushtetutën e kanë shkelur më shpesh se të gjitha qeveritë e mëhershme bashkë

20/05/2025
Studim alarmant: Shkrirja e akullnajave po përshpejtohet, rrezikon miliona njerëz

Studim alarmant: Shkrirja e akullnajave po përshpejtohet, rrezikon miliona njerëz

20/05/2025
Hyseni: Nënshkruhet kontrata për Stadiumin e Gjilanit

Hyseni: Nënshkruhet kontrata për Stadiumin e Gjilanit

20/05/2025
Krasniqi takon ambasadorin e ri italian: Kosova ka nevojë urgjente të dalë nga bllokada

Krasniqi takon ambasadorin e ri italian: Kosova ka nevojë urgjente të dalë nga bllokada

20/05/2025
Zeka: Vetëvendosje kishte skuadër për rrahje dhe plane për vrasje

Kush janë emrat që përmenden në audio-incizimet e Milaim Zekës?

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Zbulohet në brigjet australiane anija e shekullit të XIX, u fundos para 170 vitesh

Zbulohet në brigjet australiane anija e shekullit të XIX, u fundos para 170 vitesh

20/05/2025
Hamiti për Vetëvendosjen: Kushtetutën e kanë shkelur më shpesh se të gjitha qeveritë e mëhershme bashkë

Hamiti për Vetëvendosjen: Kushtetutën e kanë shkelur më shpesh se të gjitha qeveritë e mëhershme bashkë

20/05/2025
Studim alarmant: Shkrirja e akullnajave po përshpejtohet, rrezikon miliona njerëz

Studim alarmant: Shkrirja e akullnajave po përshpejtohet, rrezikon miliona njerëz

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.