Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, sot i mbush 23 vjet.
Ai sot, në ditën e tij të veçantë, ka bërë një dedikim emocionues për babanë e tij.
Thaçi tha se pikërisht në ditën kur lindi ishte kohë lufte dhe babanë nuk e kishte afër.
E i njëjti fat po e përcjell atë edhe sot sikur para 23 vjetësh.
Ish-drejtori politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, që nga nëntori i vitit 2020, gjendet në Hagë, duke u gjykuar për krime të luftës.