Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi sot se në kuadër të Pakos për Ringjallje Ekonomike, të gjitha kategorive të pensionistëve, punëtorëve të sektorit publik e privat, si dhe studentëve do t’iu ndahen nga 100 euro shesë në muajin prill.
Ky vendim i kryeministrit mori shumë kritika nga partitë opozitare dhe njohës të çështjeve të ekonomisë në vend. Ata konsiderojnë se kjo ndihmë është afatshkurtre dhe nuk i zgjidh problemet e qytetarëve.
Njësoj ka vlerësuar edhe deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu.
Ajo në një postim në Facebook ka thënë se kryeministri Kurti me një orë po ua merr dyfishin qytetarëve dhe me tjetrën po ua kthen nga 100 euro. Ajo rikujtoi këtu edhe shtrenjtimin e rrymës.
Postimi i plotë i Musliut:
Albin Kurti veç po ua sjellë e po ua pështjellë paret e veta qytetarëve.
Me ni dorë ua merr dyfishim me tjetrën kishe po ua kthej nga 100 euro.
Po harron se 214 euro rryme kanë pagu qytetarët veç muajin qe shkoj.
Kësaj i thonë varfëro e sundo.