Mëgimtari i njohur, Driton Smakaj ka thënë se ndarja e 100 milionë eurove nga qeveria ka mundur të përdoret për hapjen e 10 mijë vendeve të punës.
Sipas Smakajt, këto 10 mijë vende të reja pune do të krijonin aktivitet biznesi që do të ngjallnin edhe 10 mijë vende të reja pune pas dy vitesh, përcjell Periskopi.
“Kjo qasje do të përbënte ZHVILLIM. Përndryshe, kjo paketë e 100 milionëve, shkon tek njerëzit që aktualisht kanë të ardhura. Në Kosovë kategoria më e rrezikuar e njerëzve janë ajo kategori që janë pa punë. Jo ata që tashmë e kanë një punë”, shkroi Smakaj.
Ai tutje ironizoi duke thënë se me nga 100 euro të blejmë speca.
“Sidoqoftë, merrni nga 100 euro e dilni bleni speca. Kurrë ma lirë nuk kanë qenë.
Tjetër efekt pozitiv kjo paketë në ekonomi nuk e ka. Paratë që vijnë si dhuratë, harxhohen si dhuratë”, përfundoi mërgimtari Smakaj.
Postimi i plotë:
100 milionë € kanë mundur të përdoren për të hapur 10 mijë vende të reja pune me pagë mesatare rreth 450€ (duke ua siguruar pagat për dy vjet).
Këto 10 mijë vende të reja pune do të krijonin aktivitet biznesi që do të ngjallnin edhe 10 mijë vende të reja pune pas dy vitesh.
Kjo qasje do të përbënte ZHVILLIM.
Përndryshe, kjo paketë e 100 milionëve, shkon tek njerëzit që aktualisht kanë të ardhura.
Në Kosovë kategoria më e rrezikuar e njerëzve janë ajo kategori që janë pa punë. Jo ata që tashmë e kanë një punë.
Sidoqoftë, merrni nga 100 euro e dilni bleni speca. Kurrë ma lirë nuk kanë qenë.
Tjetër efekt pozitiv kjo paketë në ekonomi nuk e ka. Paratë që vijnë si dhuratë, harxhohen si dhuratë