Kryeministri Edi Rama dhe kancelari gjerman Ola Scholz kanë mbajtur konferencën e përbashkët për shtyp, pas takimit kokë më kokë. Gjatë fjalës së tij, kryeministri u ndal në një sërë çështjesh, ndërkohë që nënvizoi rëndësinë e liberalizimit të vizave për Kosovën.
Rama sqaroi po ashtu në prani në kancelarit gjerman, se “Ballkani i Hapur” nuk është gjë tjetër, veçse siç thotë ai përpjekje për të jetëzuar procesin e Berlinit. Kreu i qeverisë, u ndal edhe tek procesi i integrimit në BE, ndërsa tha se presin përgjigje pozitive në qershor.
Lidhur me konfliktin në Ukranë, Rama tha se njëzëri me BE-në, dënojnë agresionin ushtarak të Rusisë, duke bërë thirrje që lufta të përfundojë sa më parë.
“Është kënaqësi të merrja ftesën tuaj dhe të ritakoheshim. Jam shumë i inkurajuar nga biseda me kancelarin sepse gjeta një gatishmëri jashtëzakonisht inkurajuese të tij dhe të Gjermanisë që emër të tij për të shtyrë me më shumë vendosmëri përpara procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor. Duke filluar nga përmbushja e një faze të procesit që shpresojmë të ndodhë në Këshillin e ardhshëm të muajit qershor. E çmojmë shumë konsideratën e Qeverisë Federale, për progresin që ne kemi bërë , por jemi të vetëdijshëm që kemi ende shumë për të bërë në të gjitha drejtimet. Jemi të vendosur që ti bëjmë të gjitha ato që duhen bërë.
Së dyti, ne jemi tërësisht 100% në një linjë me kancelarin, sikundër i gjithë BE NË Raport me agresionin rus mbi Ukrainën. I dënojmë njëzëri krimet mizore dhe njëzëri kërkojmë një armëpushim sa më të shpejtë dhe negociata sa më të vërteta për të çuar në përfundimin e këtij kaluari që po shkatërron jetën e miliona njerëzve.
Së treti, në bisedat me kancelarin, patjetër që ishte shumë e mirëpritur nga ana ime, qëndrimi i tij dhe shprehja e dëshirës për t’i dhënë një impuls të ri procesit të Berlinit. Është një proces që e ka të nevojshëm një impuls të ri, për shkak të ngadalësimit.
Nga ana tjetër e informova kancelarin edhe për Ballkanin e Hapur që nuk është asgjë tjetër veçse përpjekje për ta jetësuar procesin e Berlinit. Përfshirja e të gjitha vendeve për katër liritë e BE është gjëja e duhur për të garantuar, paqen dhe të ardhmen.
Së fundmi për sa i përket marrëdhënieve bilaterale ato janë të shkëlqyera. Unë shpresoj shumë që Gjermania përvecse të bëjë pjesën e saj të përmbushë në nivelin e BE edhe procesin e liberalizimit të vizave për Kosovë”, deklaroi Rama.