Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, e ka akuzuar Qeverinë Kurti se po tenton ta fshehë rastin e ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, që ka aksidentuar një fëmijë në Prishtinë.
Demokracia.com ka raportuar sot për aksidentin që e shkaktoi ministrja Hajdari.
Mustafa shkroi në Facebook të dielën se institucionet po e fshehin këtë rast, derisa tha se momente pakujdesie mund të ndodhin “por nuk arsyetohet tentimi për fshehje”.
Demokracia.com gjatë tërë ditës ka pritur përgjigje për këtë rast nga policia, por nuk kanë kthyer asnjë përgjigje.
Ndërsa, për rastin në fjalë, pak minuta më parë ministrja Hajdari tha se fëmija është përplasur në veturën e saj.
Postimi i plotë:
A jeni në tokë të bukës, hej?!
Ministrja shkelë me veturë një vajzë 9 vjeçare midis Prishtinës dhe të gjitha institucionet po tentojnë ta fshehin rastin, ndërsa ajo vazhdon me qenë ministre.
Momente pakujdesie mund t’i ndodhin çdokujt, por nuk arsyetohet tentimi për fshehje. Nuk fshihet kjo!
A keni fytyrë? A keni marre? A keni ndërgjegje? A jeni njerëz ju, more hej?!