Një grua e moshës 68-vjeçare ka ndërruar jetë në Prishtinë.
Në rrugën “Robert Doll” në Prishtinë, një grua e moshës 68-vjeçare ka ndërruar jetë në mesditën e sotme në rrethana të panjohura.
Siç mëson Demorkacia.com nga burime të saj, Policia kishte pranuar informatën për një person në gjendje të rëndë shëndetësore në këtë lokacion. Pas kësaj, Policia menjëherë së bashku me ekipin e emergjencës kishin shkuar në këtë rrugë, ku mjeku kujdestar më pas e kishte konstatuar vdekjen e 68-vjeçares.
Sipas të dhënave që ka siguruar Demokracia.com, e ndjera kishte pasur probleme me diabet. Ekipet e hetimeve dhe forenzikës sot janë parë edhe në vendin e ngjarjes.