GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

DOKUMENT: PDK e fiton në gjykatë rastin për shtrenjtimin e faturave të rrymës, pritet pezullimi i vendimit të ZRRE-së

10/04/2022
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
DOKUMENT: PDK e fiton në gjykatë rastin për shtrenjtimin e faturave të rrymës, pritet pezullimi i vendimit të ZRRE-së
Share on FacebookShare on Twitter

Partia Demokratike e Kosovës ka fituar betejën ligjore ndaj Zyrës së Rregullatorit të Energjisë dhe Qeverisë Kurti, për ta parandaluar shtrenjtimin e çmimit të energjisë elektrike për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka marrë vendim për pezullimin e zbatimit të vendimit të ZRRE-së për shtrenjtimin energjisë.

Nëpërmjet vendimit të saj, Gjykata konstatoi se ekzekutimi i vendimit të ZRRE-së do të shkaktoj dëm të pariparueshëm për qytetarët dhe se ky dëm do të manifestohet në aspektin financiar, përkatësisht në vështirësitë e qytetarëve që të përballojnë pagesën e faturave me tarifat e reja të energjisë elektrike, ngritja e të cilave është vështirë e përballueshme të mbulohet nga qytetarët, veçanërisht për faktin e rritjes enorme të çmimeve në shumë produkte esenciale të shportës familjare.

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë sot në konferencë për media se pas një pune të madhe bashkë me ekipin e profesionistëve të PDK-së, është arrit një fitore e madhe për pezullimin e vendimit të padrejtë të ZRRE-së për shtrenjtimin 100 përqind të energjisë elektrike për qytetarët e Kosovës.

“Gjatë kësaj periudhe të krizës energjetike, kemi pasur një angazhim jashtëzakonisht të madh që ta argumentojmë para Gjykatës që vendimi i Qeverisë Kurti dhe ZRRE-së ishte I kundërligjshëm dhe i dëmshëm për qytetarët e Kosovës. Ky vendim i Gjykatës, dëshmon se kompetenca dhe dija triumfojnë”, ka deklaruar ai.

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, njëherësh kryetar i Komisionit Parlamentar për Ekonomi, Tregti, Industri dhe Ndërmarrësi, tha se ky vendim i Gjykatës dëshmon se Qeveria ka marrë vendime shumë të dëmshme për qytetarët në kohën e krizës energjetike, andaj ai paralajmëroi se shumë shpejt do të themelohet Komisioni Hetimor Parlamentar ku do të zbardhen të gjitha keqpërdorimet e qeverisë me fondet publike në kohën e krizës energjetike.

“Vendimi i Gjykatës ka rilegjitimuar të gjitha kërkesat e Grupit Parlamentar të PDK-së për ndërhyrjet politike dhe pabarazinë në procesin e faturimit. Ky vendim I Gjykatës është argument shtesë për themelimin sa më parë të Komisionit Hetimor Parlamentar për ta hetuar gjithë keqmenaxhimin e qeverisë gjatë krizës energjetike”, tha Shala.

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Blerand Stavileci tha në konferencë se Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti nëpërmjet diktatit dhe presioneve në institucionet e pavarura po i detyron ato të marrin vendime të kundërligjshme dhe në dëm të qytetarëve.

“Mbase qytetarët mund edhe t’ia falin Qeverisë koston e gabimeve si rezultat i jokompetencës dhe paaftësisë, por assesi nuk mund t’ia falin bakshishin për deformimin e skajshëm të vullnetit të tyre që të kenë furnizim të rregullt me energji dhe çmime të përballueshme”, tha Stavileci.

PDK, në cilësinë e Paditësit pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, më datë 18 mars 2022, ka dorëzuar Padinë për shfuqizimin e vendimit Nr. 077/22, të datës 16 shkurt 2022, të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, me të cilin ky institucion kishte aprovuar tarifat me pakicë të energjisë elektrike për konsumatorët me të drejtë të furnizimit me shërbim universal. /Lajmi.net/

Tags: PDK e fiton në gjykatë rastin për shtrenjtimin e faturave të rrymësZRRE-
ShareTweetShare
Previous Post

Shqiptari nga Shqipëria Pushkën i pari në Koshare e nisi Nasimi me djemt e Tropojës, aty u plagos

Next Post

Bekë Berisha kërkon ndihmën e Shqipërisë: Kurti ia hapi Serbisë dyert e Amerikës

Next Post
Bekë Berisha kërkon ndihmën e Shqipërisë:  Kurti ia hapi Serbisë dyert e Amerikës

Bekë Berisha kërkon ndihmën e Shqipërisë: Kurti ia hapi Serbisë dyert e Amerikës

Lajmet e fundit

72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

20/05/2025
Vdes stomatologu i njohur nga Vushtrria, Dr. Bashkim Vatovci

Vdes stomatologu i njohur nga Vushtrria, Dr. Bashkim Vatovci

20/05/2025
Presidenti i Venezuelës thotë se mafia shqiptare në Ekuador po punon për sabotimin e zgjedhjeve

Presidenti i Venezuelës thotë se mafia shqiptare në Ekuador po punon për sabotimin e zgjedhjeve

20/05/2025
Zvicër: Dënimet me burgim të shkurtër pa pezullim ranë ndjeshëm në vitin 2024

Zvicër: Dënimet me burgim të shkurtër pa pezullim ranë ndjeshëm në vitin 2024

20/05/2025
Moti sot: Me vranësira dhe intervale me diell

Më shumë vranësira të mërkurën, me rrebeshe e bubullima

20/05/2025
Lihet i lirë kosovari që ka therur dy të rritur dhe një fëmijë

Lihet i lirë kosovari që ka therur dy të rritur dhe një fëmijë

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

20/05/2025
Vdes stomatologu i njohur nga Vushtrria, Dr. Bashkim Vatovci

Vdes stomatologu i njohur nga Vushtrria, Dr. Bashkim Vatovci

20/05/2025
Presidenti i Venezuelës thotë se mafia shqiptare në Ekuador po punon për sabotimin e zgjedhjeve

Presidenti i Venezuelës thotë se mafia shqiptare në Ekuador po punon për sabotimin e zgjedhjeve

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.