Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mergim Lushtaku, gjatë mbrëmjes së sotme ka shpërndare iftare në Skenderaj, së bashku me kryesuesen e Skenderajt dhe asambleistët e PDK së në Skenderaj, shkruan Drenica Press.Ai përmes një postimi të tij në rrejtin social facebook tha se:
“Bashkë me kryesuesen e Kuvendit Komunal të Skenderajt Adelina Spahiu dhe me disa nga asamblistët e PDK-së në Skenderaj, sonte ndihmuam në shërbimin e iftarëve për qytetarët e Skenderajt, të ofruar çdo natë për 300 persona nga donatori turk Sogut İnşaat nga Ankara. Në këtë kohë krize, falënderoj donatorin për vullnetin e bamirësinë e treguar kurse qytetarët e Skenderajt e kanë një mundësi shumë të mirë që pas agjerimit ditor të bëjnë iftar në tendën e ngritur për këtë qëllim afër palestrës së re sportive në Skenderaj.
Iftar të këndshëm për të gjithë agjëruesit!