Faqja “Vrojtuesit e Lagjes” ka njoftuar se sot qentë endacakë kanë sulmuar një qytetar.
Sipas njoftimit, sulmi ka ndodhur rreth orës 12:10, afër Bibliotekës Kombëtare.
Sulmin e ka bërë të ditur për faqen vetë viktima, i cili nuk është identifikuar me emër.
“Më kanë sulmuar 6-8 qenë”, ka shkruar ai.
Në fotografitë e publikuara, shihen pasojat e sulmit. Viktima dëme të konsiderueshme ka pësuar në pjesët e këmbëve.
“Sot përballë kishës, te parku, afër Bibliotekës Kombëtare, rreth orës 12:10, më kanë sulmuar 6-8 qenë”, citohet të ketë thënë ai.
Vetëm pak ditë më parë, Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, njoftoi për 18 pikat e reja ushqyese për qentë endacakë. Kjo, sipas tij, po bëhej për t’i mbrojtur qytetarët nga agresiviteti i tufave të qenve të rrugës.