Kryeministri Albin Kurti, së bashku me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, kanë relaizuar një takim me ministrin e jashtëm grek. Nikos Dendias.
Siç bën të ditur MPJ, në këtë takim u diskutua për bashkëpunim në fushën e ekonomisë dhe fusha të tjera.
“Bashkë me kryeministrin Albin Kurti kishim një takim të shkëlqyeshëm me ministrin e Punëve të Jashme të Greqisë, Nikos Dendias, në margjinat e Forumit Ekonomik të Delfit. Biseduam për bashkëpunimin ekonomik dhe nevojën për një bashkëpunim të zgjeruar në mes Kosovës dhe Greqisë në shumë fusha”, ka shkruar MPJ në Twitter.
Takimi u realizua në kuadër të Forumit të Delfit.
Ndërkohë, kryeministri Kurti beson se ka ardhur koha që Greqia të njohë pavarësinë e Kosovës.
Kurti deklaroi se Greqia madje mund të ndihmojë Kosovën në ndjekjen e aspiratave euroatlantike.