Në kuadër të ditëve të shqipes kur shenohet edhe 9 prilli i thyrjes së kufirit shqiptaro-shqiptar edhe Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka kujtuar këtë date.
Postimi i tij :
Sot, 23 vjet pas, 9 Prilli na rikthen natyrshëm Kosharen Legjendare, në mendjet e zemrat tona.
Sot e gjithmonë, kujtojmë e nderojmë lavdinë e luftës dhe filijimit madhështor të 113 Heronjëve të Kombit e Atdheut.
Lufta dhe sakrifica e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe gjithë popullit tonë, bashkë me mbështetjen e jashtëzakonshme të SHBA-së dhe aleatëve tjerë, mbeten përjetësisht binomi meritor i Lirisë sonë të shenjtë.
Lavdi e përjetshme heronjëve të rënë e mbijetuar të Brigadës 138 ” Agim Ramadani” dhe gjithë të rënëve për Lirinë e Atdheut!
/Gazeta Papirus/