Raportohet se Zlatan Ibrahimovic e ka pranur kontratën gjashtëmujorshe të Milanit me pagën prej 2.2 milionë eurosh.
Sulmuesi suedez ka kontratë edhe për sezonin e ardhshëm në Amerikë, por është raportuar se 37-vjeçari është buzë kthimit në “San Siro”, ku luajti mes viteve 2010-12. Besohet se klubi është takuar me agjentin e tij Mino Raiola para disa ditëve, transmeton Gazeta Express.
Drejtori teknik i LA Galaxy, Jovan Kirovski, ka bërë të ditur se ai është duke punuar për t’u siguruar se Ibrahimovici të qëndrojë edhe për një vit tjetër në klubin amerikan.
Ibrahimovici i ka shënuar 22 gola dhe i ka asistuar dhjetë të tjera për klubin amerikan mes marsit dhe tetorit të këtij viti dhe tani është nominuar për çmimin e MLS-it për lojtarin më të vlefshëm.