Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka paralajmëruar sot policët se ata që nuk e bëjnë punën me ndershmëri duhet të largohen.
Pas operacionit me arrestime në Drejtorinë e Kufirit në Kukës (Morinë-Vërmicë), Nano i kërkoi agjencive ligjzbatuese të vazhdojnë me këto masa.
“I qëndrojmë shumë fort pastërtisë së figurës. Kërkojmë një polici me integritet të lartë. Ata që nuk e bëjnë punën me ndershmëri duhet të largohen. Nuk mund të bëhet kjo nga disa elementë që tradhtojnë kolegët në punë. I kërkoj agjencive ligjzbatuese të vazhdojnë me këto masa”, tha Nano.