Avokati Spartak Ngjela e mbështet legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore në Shqipëri. Ai thotë se kjo nismë do t’i sjellë rritje ekonomisë në Shqipëri.
“Është hap përpara për ekonominë. Nuk kemi përgjegjësinë e gjetjes së tregjeve, ato i gjen qeveria”, tha Ngjela për EuroNews Albania.
“Nëse është fitim i madh, është shumë mirë për shqiptarët”, shtoi ai.
Rrezikun për shkeljen e ligjit e ka në dorë vetëm prokuroria dhe policia, sipas Spartak Ngjelës.
Ai tha se pika në të cilën ka gabuar kryeministri Rama, është se “nuk ia ka prezantuar biznes-planin e tij intelektualëve shqiptarë”.
Edi Rama deklaroi të enjten se Shqipëria do të legalizojë kultivimin e kanabisit për përdorim mjekësor. Ky vendim pasi sipas rezultatit të Këshillimit Kombëtar, 61 për qind e shqiptarëve e përkrahin legalizimin e kanabisit mjekësor në vend.