Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikes, Joe Biden, ka reaguar pas pezullimit të Federatës Ruse na Këshilli i të Drejtave të Njeriut.
Biden, në një reagim në Facebook, ka thënë se pas mizorive të kryera në Ukrainë, ajo më s’ka vend në këtë këshill, transmeton Gazeta Express.
Pas mizorive të shkaktuara në Ukrainë, Rusia nuk ka më vend në Këshillin e të Drejtave të Njeriut në OKB”, ka shkruar shkurt Biden.
“Sot, e bëmë të qartë këtë gjë”, ka shtuar Presidenti amerikan.
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara votoi sot për pezullimin e Rusisë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut, me 93 vota pro, 24 kundër dhe 58 abstenime.