Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pritet që brenda këtij muaji dhe në maj të zhvillojë vizita në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)
Kjo është konfirmuar nga shefi i Stafit të Presidencës, Blerim Vela, në Rubikon ku ka thënë se Osmani do të zhvillojë takime të niveleve të ndryshme.
“Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka dyert e hapura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në muajin prill dhe maj do të ketë vizitë në SHBA, do të ketë takime të niveleve të ndryshme, qoftë me zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë dhe të Kongresit Amerikan. Ajo ka ftesë nga zyrtarë të ndryshëm të Shtëpisë së Bardhë që të ketë takime me ata”, ka thënë Vela.Ai ka folur edhe për fillimin e zbatimit të marrëveshjes së Kosovës me MCC’në.
Procesi teknik i arritjes së marrëveshjes me MCC-në për programin Compact, procesi negociator fillon në javën e parë të muajit maj, gjatë kësaj periudhe do të bëhet finalizimi i paketës së programit dhe financimi, nënshkrimi i marrëveshjes pritet të ndodh ose nga fundi i verës apo nga mesi i verës, do të varet nga kjo dinamikë”, ka thënë Vela.
Për muajin maj ka paralajmëruar vizitë në SHBA edhe kryeministri Kurti, por deri tani nuk ka asgjë zyrtare.