Dhoma e avokatisë në Fier ka reaguar pas rastit të dhunimit të avokatit A.O brenda zyrës së këtij të fundit.
Nga dhoma e avokatisë janë shprehur se ky ishte një rast i rëndë dhe i papranueshëm për profesorin e avokatisë.
Ata kërkojnë nga policia që të gjejë sa më parë autorin e shpallur në kërkim.
Në fund të reagimit, Dhoma e Avokatisë Fier, njofton edhe një reagim publik për mediat, ditën e nesërme në orën 11:00.
Reagimi i Dhomës së Avokatisë:
Reagim dhe njoftim për Mediat lokale dhe jo vetem!
Dje ne Fier ka ndodhur nje ngjarje e shemtuar, e denueshme dhe e papranueshme per profesionin e avokatit dhe jo vetëm.
Dhuna e perdorur per shkak te detyres eshte gjithmon e shemtuar dhe e denueshme por kur ajo drejtohet karshi avokateve eshte uleritese.
Avokatet jane aty ne ndihme te qytetarit dhe keta te fundit duhet te jene te pergjegjshem; çdo papergjegjshmeri karshi avokatëve duhet të dënohet maksimalisht.
Ju bëjmë thirrje strukturave të Policisë Fier të impenjohen maksimalisht për gjetjen dhe arrestimin e autorit .
Ftojmë median lokale, nesër, rreth orës 11:00 në zyrat e Dhomës Vendore Fier do kemi një reagim publik.