Shkruan: Ramadan Avdiu
Çkado që të shkruhet e të thuhet për Bacën është pak dhe do të duhej shumë hapsirë për të folur për jetën, veprimtarinë, shembëlltyrën, guximin, vendosmërinë, peripecitë e vuajtjet e tij. Ahmet Haxhiu lindi në vitin 1932 në Prishtinë në një familje të varfër, por bujare dhe me traditë liridashëse.
Të pashlyeshme kishin mbetur në kujtesën e tij demonstratat antifashiste të viteve 1942 – ’44, kur si fëmijë jo vetëm i kishte vështruar, por edhe ishte inkuadruar në to. «Fjalët e babait tim dhe ato demonstrata më mësuan se pushtuesi duhet luftuar», do të thotë Baca më vonë kur fliste për të kaluarën e tij. Babai i tij Shaipi, me pushkë në dorë, kishte luftuar kundër pushtuesve dhe në vitin 1945 në luftë me bandat çetnike, do të bie heroikisht në fshatin Sankovc të Drenicës. Ishte kjo goditja më e rëndë që Ahmet Haxhiu, ndonëse i ri, apo thënë më mirë fëmijë trembëdhjetvjeçar e përballoi.
Që nga ajo kohë, meqë ishte djali i vetëm i Shaipit, filloi të përkujdesej për familjen. Me ndihmën e axhës së tij ia dilte disi të siguronte kafshatën e gojës sa për të mbajtur gjallë katër motrat dhe të ëmën. Terrori që ushtronin ushtritë jugosllave mbi popullin tonë fill pas përfundimit të Luftes se Dytë botërore e goditnin rëndë. Edhe pse ishte i ri, ai filloi të flasë kundër këtij terrori dhe në vitin 1946 burgoset për herë të parë nga organet pushtuese jugosllave. Vetëm katërmbdhjet vjet i kishte kur u mbajt dhe torturua në burgjet dhe zyrat e OZNA-së për dy javë me radhë. Në rini të hershme filloi të ushtroi zejen e mekanikut për tu bërë dikur mjeshtër i vërtet. Ai gjithmonë punonte vetëm sa për të mbajtur gjallë familjen, kurse mendjen e kishte se si të vazhdohet rruga e babait dhe shokëve të tij.
Adem Demaçin, simbolin e rezistencës sonë kombëtare e kishte shok, me të cilin formojnë celulën e parë e cila pastaj, do t’i paraprijë formimit të Lëvizjes Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve. Në ato kohë të vështira Ahmet Haxhiu zhvilloi aktivitet të dendur bashkë me anëtarët e tjerë të LRBSH-ës. Shtëpia e tij përdhese buzë lumit Prishtina, ishte qendra kryesore nga e cila dilnin materiale të shumta të fshehta dhe flamujt që valviteshin në tërë Kosovën, flamuj që nga dora e Bacës ishin qepur, e një pjesë e tyre edhe shpërndarë. Në prag të festave të Nëntorit, nuk e linte Baca pa ua stolisur varret dëshmorëve me flamuj.
Edhe vendin ku prehej babai i tij e kishte vizituar gjatë kahës së aksioneve të shpërndarjes së flamujve kombëtarë. Në vitin 1964 arrestohen rreth 300 shokë të tij, pjestarë të LRBSH-së. Shkathtësia e tij i ndihmoi që t’i shmanget arrestimit dhe të vendoset në Kroaci. Por, aty nuk mundi të rrinte i qetë ngase shqetësohej për fatin e shokëve të tij të arrestuar. Prandaj edhe vendosë të kthehet në Kosovë, ku do të arrstohet dhe dënohet me 4 vite burg. Gjatë qëndrimit në burg veçënarisht do ta përjetoj rëndë vrasjen e mësuesit Shaban Shala, dhe të poetit Fazli Grajqevci, vrasje këto që edhe më ia sforcuan bindjet liridashëse dhe e shtytën që të jetë edhe më aktiv në të ardhmen. Pas daljes ga burgu Ahmet Haxhiu për asnjë çast nuk e pushoi veprimtarinë e tij çlirimtare. Ahmet Haxhiu njihej si humanist i madh. Nuk mund të ketë ndonjë familje e të burgosurve politik gjatë viteve shtatëdhjeta dhe më vonë që nuk i kishte vizituar dhe ndihmuar.
Më së miri këtë e dëshmon, ndër të tjera edhe iniciativa dhe angazhimi vetëmohues për ndërtimin e shtëpisë së Adem Demacit. Nga gjysma dytë e viteve 70-ta, Ai do të ketë kontakte dhe veprimtari të përbashkët antipushtuese me veprimtarët më të njohur të çështjes kombëtare të asaj kohe siç ishte Jusuf Gërvalla, me të cilin është njohur përmes Zeçir Gërvallës. Në vitin 1979, arrestohet dhe mbahet disa muaj në izolim pa ndonjë akuzë, por vetëm si preventivë, sepse UDB-ja, ishte frikësuar që Ahmet Haxhiu të mos ishte i izoluar gjatë kohës kur ish Kryetari i RSFJ-së Tito e vizitonte Kosovën. Pas demonstratave të vitit 1981 ai do të arrestohet sërish dhe do të mbahet disa muaj në izolim.
Nga Ahmet Haxhiu nuk dilte asnjë fjalë dhe organet e pushtuesve nuk mund të gjenin bazë as për ta denuar. Pas disa muajsh lirohet dhe vazhdon veprimtarinë e fshehtë kundër pushtuesve. Që nga themelimi i LPK ishte anëtar aktiv i saj, të cilën e ndihmoi shumë me përvojën e madhe jetësore, vepruese, organizative e politike që e kishte. Baca gjithmonë ishte pranë shokëve. Ai i ndihmote, i udhëzonte dhe inkurajonte ata për veprime kundër armikut. Angazhimi i Ahmet Haxhiut do të vërehet sidomos nga viti 1988, ku do të punojë bashkë me Fadil Vatën, Afrim Zhitinë, Hidajete Krasniqin, Shaban Mujën, Nazmi Llapashticen, Avdyl Mustafen, Azem Sylën, Ramadan Avdiun, Halil Selimin, Guximtar Labenishtin, Ibish Nezirin, Xhavit Hazirin etj. në forcimin e radhëve të organizimit klandestin por, edhe per organizimin e demontratave te vitit 1989 në të cilat Ahmeti ishte shumë aktiv. Nga kjo kohë posaçërisht pas demonstratave të vitit 1989, Ahmet Haxhiu fillon të mendoj seriozisht për sigurimin e pajisjeve ushtarake. Pra për sigurimin e armëve për nevoja të organizatës.
Ai filloi të transportoj armë nga vendet e Evropës në Kosovë. Për sigurimin e armëve Ahmet Haxhiu ka bashkepunuar më së shumti me Xhavit Halitin dhe Ali Ahmetin, të cilët siguronin pajisjet ne shtetet e Evropes dhe e pregatitnin dergimin ne Kosovë. Krahas kësaj ai ndihmonte forcimin e organizimit. Ka marrë pjesë në organizimin e mbledhjeve të rëndesishme, kurse ne Mbledhjen e Tretë të Përgjithshme të LPK-së e cila është mbajtur me 03 dhe 04 Tetor 1991 në Ujmir, është zgjedhur anëtarë i Keshillit Drejtues të LPK-së. Shtëpia e Ahmet Haxhiut ishte strehë për ilegalët, ishte bazë ku ruhej armatimi dhe teknika e shtypit ilegeal. Ahmet Haxhiu është shquar jashtëzakonisht për kujdesin ndaj veprimtarëve që ishin ilegalë dhe kërkoheshin për t’u arrestuar. Ai më shumë kujdesej për shokët e luftës se sa për familjen e tij, bashkëshorten Sofijen, tre djemët, tri vajzat dhe motrat e tij.
Deri në vitin 1993 Bacën nuk e pengonte as mosha e shtyrë as sëmundja e rëndë për të vperuar kundër pushtuesve. Në këtë vit gjendja e tij shëndetësore përkeqesohet shumë. Në gjendje të rëndë, të shtrirë në shtrat me 2 gusht të vitit 1993, forca të shumta të policisë pushtuese ia rrethojnë shtëpinë dhe e arrestojnë në orët e hershme të mëgjesit. Të njejtën ditë dhe në të njejtën kohë u arrestuan shumë veprimtarë të LPK-së. Ndonëse në gjendje të rëndë shëndetësore Baca torturohet tmerrësisht nga inspektoret e UDB-së në zyrat e tyre në Prishtinë. Si pasojë e torturave , nga burgu ai shtrihet në spitalin e Prishtinës ku pastaj fillojnë ta torturojnë edhe mjekët serbë bashkë me policët që e ruanin. Pas një kohe dërgohet në spitalin e burgut të Beogradit ku pas disa javësh kur mjekët konstatojnë se do të mund të vdiste në burg, për t’i ikur përgjegjësisë do ta lirojnë. Heroi Ahmet Haxhiu në personalitetin e tij polivalent ngërthen kontiniuitetin e rezistencës sonë kombëtare.
Ai i lidhë tri gjenerata të rëndësishme të rezistencës dhe Lëvizjes Antipushtuese dhe Çlirimtare; të Adem Demaçit, Shaban Shalës, Fazli Grajqevcit, Rexhep Elamzit, Hilmi Rakovices, Zeqir Gervalles pastaj të Jusuf Gervalles, Kadri Zekes, Metush Krasniqit, Mehmet Hajrizit, Hydajet Hysenit Rexhep Males, Nuhi Berishes dhe atë të Fadil Vates, Afrim Zhitisë, Fahri Fazliut, Xhavit Hazirit, Azem Syles, Adem Jasharit etj. Pra Ahmet Haxhiu ishte protagonist i fillimit, i thellimit dhe mund të thuhet edhe i kurorërzimit të rezistences deri në prag të fillimit të aksioneve të para të armatosura. Nga lufta e tij antipushtuese do ta ndajë vetëm vdekja. Ahmet Haxhiu ka jetuar për të luftuar kundër pushtuesve.