Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri në seancën e sotme është shprehur se Qeveria e Kosovës ka dështuar me përmbushjen e agjendës legjislative. Sipas Tahirit, matja e performancës së një Qeveria niset ajo se a zbatohen dokumentet e nxjerrura pozita.
Mi prezantu 27 ligje për periudhën janar-mars dhe me i sjell vetëm 9 ligje, është turpi i kësaj qeverie dhe tregues i mos efikasitetit nga ana e saj. VV-ja e ka marrë Kosovën me çelësa në dorë. Me buxhet mbi 2 miliardë, me 117 njohje dhe me vendimin e GJND-së që vërteton se shpallja e pavarësisë ka qenë e drejtë dhe legjitime, me ushtri e polici. Populli kërkon prej tyre me i kry ato punë për të cilat kanë marrë besimin për t’i bërë. Ajo që po shohim deri më tani, konstatojmë se asnjë ligj që prek direkt qytetarin e Kosovës nuk është bërë.
Ligji për Investime, Ligji për Paga, Ligji për Zyrtarët Publikë nuk janë askund’, tha Tahiri.