Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku ka komentuar çështjen nëse kryeministri, Albin Kurti, është veteran apo jo.
Lushtaku ka thënë se Kurti nuk e kapi armën për të luftuar, ai nuk ishte as i ri e as i vjetër që të mos luftonte, dhe se pas arrestimit, iu organizua konferencë kur u lirua nga burgu,
Nuk mundesh me i ikë historisë, ai ka qenë pjesë e zyrës së Adem Demaçit, por në një kohë kur është arrestu, dhe kur është liru nga burgu i kanë bo një konferencë për shtyp të vetmit në atë kohë që rrallë ndodh unë vetëm po ngris dyshime, dhe i kam dyshimet e mia, sipas as Ukshin Hoti e as atdhetarët e tjerë nuk iu kanë kriju mundësitë, dhe nuk janë kthy te familjet e tyre dhe në këtë pjesë lë shumë për tu shpjeguar”, tha Lushtaku në Prime Time.
Lushtaku tha se Kurti ka qenë pjesëmarrës në luftë, dhe se nuk e ka kap armën me luftu.