Deputeti i Vetëvendosjes, Halil Thaçi, për të cilin u raportua se iu punësua kushëriri, e ka pranuar në emision live të Debat Plusit, transmeton Periskopi.
‘’Faton Thaçi, është kushëri i imi. Baba i tij dhe i imi janë djem të mixhës. Në listë sa e pashë ka edhe njerëz prej PDK, LDK e militantë.’’, u arsyetua ai.
‘’Cka është kjo zhurmë’’, shtoi ai.
Kujtojmë që në mesin e 120 kandidatëve të pranuar në KEK, dhjetëra prej tyre janë nga Vetëvendosje.