Policia e Kosovës në Pejë sot ka arrestuar një person me dyshimin se ka inskenuar veprat penale, lëndim i lehtë trupor, vjedhje në tentativë dhe zjarrvënie.
Burime të Indeksonline bëjnë me dije se personi arrestuar sot në Pejë, nën dyshimin e kryerjes së këtyre veprave penale është Idriz Krasniqi nga fshati Raushiq.
Më poshtë komunikata e policisë për këtë rast:
Stacioni Policor në Pejë, më datën 06.04.2022, rreth orës 00:10, ka pranuar informacion nga viktima se në Raushiq-Pejë, tre persona kanë hyrë në shtëpinë e fqinjit të tij i cili jeton në botën e jashtme.
Sipas viktimës, ai kishte dëgjuar disa krisma dhe se është takuar me të dyshuarit me të cilët është përleshur.
Policia ka dalë në vendngjarje dhe ka vërejtur se nga brendësia e shtëpisë po dilte tym, për çka është njoftuar njësiti i zjarrfikëseve dhe gjithashtu është vërejtur se në dy pika të hyrjes në shtëpi ishin thyer dritaret.
Pas intervistimit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj personit të dyshuar është caktuar masa e ndalimit 48-orë.