ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci, ka raportuar së fundi për situatën aktuale në kufirin Poloni-Ukrainë.
Gani Geci këtë radhë u shfaq në rolin e një reporter, teksa duket se me vete mori edhe kameraman.
Postimi i plotë nga Geci:
Siq shihet edhe në këtë VIDEO nga Ukraina për në vendet përendimore vazhdojnë të ikun gra dhe femijë në njërën anë dhe në anën tjetër nga perëndimi për në Ukrainë vazhdojnë të shkojnë vullnetar për ta ndihmuar popullin e Ukrainës. Pas masakrave që Rusia po bënë në shumë qytete të Ukrainës aleanca ushtarake më e fuqishme në botë NATO për ta ndalur Putinin duhet ta ndihmojë UKRAINEN me të gjitha mjetet e mundshme.