Lajmin për shperndarjen e 300 motokultivatorëve e ka bërë të ditur kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi.
300 MOTOKULTIVATORË (BENASË) PËR 300 BUJQ
Përkushtimi dhe interesimi i përhershëm i qeverisë lokale për të vënë në krye të agjendës zhvillimore bujkun rahovecas, u dëshmua edhe sot.
Sot, bashkë me drejtorin e bujqësisë Berat Durakun dhe bashkëpunëtorë të tjerë, kemi filluar procesin e shpërndarjes së mekanizmit bujqësor për 300 përfitues, në projektin: “Furnizim me mekanizëm bujqësor”.
Pajisjet bujqësore të cilat janë shpërndarë sot janë 300 motokultivatorë.
Pra, gjithsej: 300 bujq përfitues, sot kanë pranuar pajisjet e tyre.
Në kohën kur kriza ekonomike ka kapluar vendin, siguroj, se Komuna e Rahovecit do të vazhdojë të trajtojë me dinjitet bujkun rahovecas me të vetmin qëllim: ndihmën e vazhdueshme për ta, me mekanizëm për bujqit, e që ndikon drejtpërdrejtë në lehtësimin e punës së tyre, rrjedhimisht, në rritjen e ekonomisë lokale.
Së shpejti, do të shpërndahen edhe pajisje të tjera për bujqit! Ata do përkrahen edhe më fuqishëm në të ardhmen nga komuna e tyre!
T’i gëzojnë bujqit tanë të vyeshëm!
/Gazeta Papirus/