Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të martën në Mirditë, aty një fëmijë i moshës 10-vjeçare mendohet se është i mbytur në lumin Fan.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:10 në fshatin Shtrungaj, ku rrëmbimi i rrjedhës të lumit ka tërhequr trupin e të miturit, ndërkohë që rrethanat e ngjarjes ende nuk janë të qarta.
Forcat e policisë dhe zjarrfikësit po kërkojnë trupin në rrjedhën e lumit, por për shkak të errësirës kërkimet për gjetjen e trupit do të rifillojnë në orët e para të mëngjesit./A2