Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, duke komentuar punësimet partiake e familjare të Lëvizjes Vetëvendosje në Borde e ndërmarrje publike, e me fokus punësimet e fundit në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK).
Sipas Tahirit, me këtë qasje qeveria konfirmon se ka filluar kapjen e ndërmarrjeve publike.
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, ka ironizuar me moton e LVV-së duke thënë “Krejt dhe drejt, yrysh me kap KEK-un”.“Krejt dhe drejt, yrysh me kap KEK-un. Kjo qasje konfirmon nisjen e kapjes e edhe të ndërmarrjeve publike”, thotë ai.
Ndryshe, deklaratë pothuajse të ngjashme kishte edhe kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i cili tha se Qeveria Kurti ka këtë model të pushtetit . Gjithashtu ai ka shtuar se ata po bëjnë kapje e nepotizëm në çdo ndërmarrje madje atë pa dallim.