Përkrahësit të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje i punësohet i vëllai në KEK.
Fatbardh Dabinovci, menaxher në KEK, rezulton të jetë përkrahës i një figure mjaft të veçantë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe nuk ka kush të jetë tjetër pos Mefail Bajqinovci, shkruan Demokracia.com.
Kështu e ka cilësuar vetë Bajqinovci në një postim të tij.
“Me dy përkrahësit e mi të Lëvizjes Vetëvendosje Enverin dhe Fatbardhin”, ishte përshkrimi i fotografisë së Bajqinovcit me menaxherin e KEK-ut, Fatbardh Dabinovcin.
Këtij menaxheri të KEK-ut, njëherësh përkrahësi të Mefail Bajqinovcit, Demokracia.com ka mësuar se i është punësuar vëllai Fatlind Dabinovci si Teknik i Makinerisë, ku u punësuan gjithsej 45 persona.