Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikolla Selakoviq, i është përgjigjur eurodeputetes Viola von Cramon, e cila ka thënë se zgjedhjet në Serbi nuk ishin as të drejta dhe as të lira.
Për më tepër, ajo ka thënë se ishte e papranueshme që shqiptarëve të Luginës së Preshevës i është mohuar e drejta për votim.
Për këtë arsye, Selakoviqi e ka quajtur Cramonin “mike dhe lobiste të bindur të seperatistëve shqiptarë të Kosovës”, duke thënë se ajo është e pakënaqur me rezultatet e zgjedhjeve në Serbi “sepse qytetarët edhe një herë e kanë përkrahur politikën që garanton përparim ekonomik, paqe dhe stabilitet”.
“Nuk është puna e eurodeputetëve të mbështesin përmbysjen e qeverisë së një shteti sovran dhe të kufizojnë të drejtën e qytetarëve serbë për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre politikë në procesin demokratik”, ka thënë Selakoviqi, shkruan “Tanjug”.