Sa më shumë të vazhdojë lufta në Ukrainë, aq më i madh bëhet rreziku i një krize globale të ushqimeve dhe aq më shumë shtohen risqet e trazirvae që do të nxiten nga uria. Këto janë parashikimet më të zymta të agresionit të Putiunit të cilat po zënë vend gjithnjë e më të madh në faqet e shtypit botëror. Gazeta franceze e së djathtës “Le Figaro” e lexuar nga Lapsi.al shkruante në editorianin e kësaj të shtune se: ” Ekziston frika nga një krizë ushqimore, dhe kjo jo vetëm në zonat e luftimeve. Rusia dhe Ukraina përbëjnë një të tretën eksporteve botërore të grurit. Konflikti e ndërpreu zinxhirin e furnizimit, e rriti çmimin për ton deri në nivelin rekord të vitit 2011. Këtë datë askush nuk e ka harruar, sepse tamam atëhere, ndërkohë që zgjaste kriza financiare, u shënua dhe fillimi i revolucioneve arabe”.
Tensionet sociale kanë filluar të ndihen në vendet më të ekspozuara, veçanërisht në Afrikë. Situata ishte tashmë e vështirë para konfliktit për shkak të pandemisë dhe kushteve të këqija të klimës që kufizuan të korrat. Kurba e çmimeve të mallrave bujqësore që filloi të ngrihej në korrik 2020, e nxitur më pas edhe ngaajo e naftës, është rritur ndjeshëm që nga fillimi i ofensivës. Kjo ndodh për një arsye të thjeshtë : Ukraina me hambarin e saj në detin e të Zi, dhe Rusia peshojnë shumë në skenën bujqësore botërore. Vetëm ato të dyja përbëjnë 30% të eksporteve botërore të grurit dhe 17% të misrit. Ukraina është eksportuesja e katërt e grurit dhe misrit dhe e para për vajin e lule diellit”.“Ukraina është sistemike për ekuilibrin global të ushqimit”, përmblodhi disa ditë më parë presidenca franceze. Pushtimi nga Rusia dhe bombardimet i ndërprenë eksportet nga ky vend. Mallrat nuk kalojnë dot më pasi Deti i Zi është i bllokuar. Shqetësimi ka të bëjë edhe me korrjet e vitit të ardhshëm. Çmimet e grurit dhe misrit janë rritur përkatësisht me 35% dhe 25%, që nga
24 shkurt i këtij viti.Rusia është gjithashtu një prodhues kryesor i plehrave, çmimet e të cilave po rriten për shkak të rritjes të çmimit të gazit.Lind një pyetje kyçe : çfarë strategjie do të zgjedhë Vladimir Poutini? Ndonëse ekonomikisht Moskës i duhet të shesë patjetër rezervat që mban në magazinat e saj të mbushura me grurë, Kremlini mund të joshet për të luajtur politikisht, duke vënë kufizime këtu apo atje. Ish-presidenti rus Dmitri Medvedev kërcënoi të premten për kufizimin e shitjes së drithërave duke përcaktuar se prej tyre do të përfitojnë vetëm “vendet mike”.Të gjiha këto pasiguri krijojnë stres dhe paqëndrueshmëri në tregje. Sot rritja e çmimeve i ka vendosur përballë goditjes vendet në zhvillim.
Kjo i ka bërë qeveritë që të kërkojnë me anë të subvencioneve që të ruajnë fuqinë blerëse për të shmangur trazirat sociale.Afrika e veriut, që konsumon më shumë grurë dhe që varet kryesisht nga importi ngjan për momentin më e prekura. Egjipti u tërhoq nga disa tendera ndërkombëtarë sepse çmimet e blerjes qenë tepër të larta.Në Tunizi, një vend i dëshpëruar financiarisht, që vazhdon negociatat me FMN-në u zhvilluan demonstrata në zonat rurale. Disa telashe pati në Marok dhe Irak.
Në Sudan, i cili po përballet prej muajsh me kaosin social, shpërthyen trazirat. Fotografia është më shumë se kritike në Jemen, ku ende ka luftë, dhe në një Liban, shteti i të cilit ka falimentuar dhe njerëzit janë të uritur. Në këtë situatë, në një editorial të saj gazeta Le Monde e lexuar nga Lapsi.al shkruante: “Prioriteti i parë është parandalimi i mungesës së drithërave që do shfaqet në muajt e ardhshëm në Afrikë dhe Lindjen e Mesme, ndërkohë që lufta në Ukrainë rrezikon të privojë planetin nga një e treta e eksporteve të grurit”. Por kjo do të varet nga disa faktorë që janë varësia nga drithërat që vijnë përmes Detit të zi, raporti i importeve nga Ukraina dhe Rusia, kapaciteti i qeverive për suvencione ndërkohë që buxhetet e tyre janë në pië të hallit në periudhën pas pandemisë .