Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhillimit Rural, Faton Peci ka njoftuar se këtë vit përmes Programit të Pagesave Direkte – Subvencioneve 2022, një koshere e bletëve do të subvencionohet me 20€.
Ai së fundi u takua me Nexhmijen nga Çabra e Zubin Potokut, e cila bashkë me bashkëshortin Faikun përkujdesen për rreth 140 koshere të bletëve.
Ministri Peci poashtu mori shembull zonjën Nexhmije, e cila tha se deri më tani ka përfituar rreth 2100 euro subvencion për bletët, këtë vit do të përfitojë 2800 euro.
Postimi i plotë:
Nexhmija nga Çabra e Zubin Potokut, më njoftoi nga afër me veprimtarinë e saj. Ajo së bashku me bashkëshortin Faikun përkujdesen për rreth 140 koshere të bletëve.
Kjo komunë veriore edhe falë relievit, klimës e vegjetacionit ofron kushte të mira për bletarinë.
Këtë vit, përmes Programit të Pagesave Direkte – Subvencioneve 2022, një koshere e bletëve do të subvencionohet me 20€.
E nëse zonja Nexhmije deri më tani ka përfituar rreth 2100€ subvencionim për bletë, këtë vit do të përfitojë 2800€!
Përveç mjaltës, bletët kanë efekt të lartë pozitiv edhe për kulturat e tjera bujqësore përmes procesit të polenizimit andaj edhe përkrahja për këtë kategori nuk do të mungojë.
Nexhmija është shembulli i një gruaje punëtore sikurse bleta. Ajo përveç se me bletari merret edhe me shpeztari, ku përkujdeset për një numër të konsiderueshëm të pulave dhe qurave”.