Takimi mes Gjilanit dhe Ballkanit është suspenduar pas një incidenti që ndodhi në stadiumin e qytetit në Gjilan.
Tifozët e Gjilanit u futën në stadium pas golit të Koliçit dhe sulmuan porterin kundërshtar të Ballkanit, Stivi Frashëri.
Rastin e ka konfirmuar për Periskopin edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Hashani tha se ekipet përkatëse po merren me rastin dhe se shumë shpejtë do t’i bëjnë të ditur detajet e tjera.
“Është ndaluar loja, incidentin nuk e di se ne i kemi ekipet në vendin e ngjarjes, polica e Kosovës është në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin. Për çdo informacion më të ri do t’ju njoftojmë”, tha Hashani.