Një tragjedi ka ndodhur në qytetin Sacramento në Kaliforni të SHBA-së. Mediat ndërkombëtare raportojnë se gjashtë persona u vranë nga të shtënat në qendër të qytetit. Tragjedia ndodhi pak pas orës 02:00 me orën lokale, para mbylljes së lokaleve, kur policia u paralajmërua për praninë e një personi që po qëllonte në zonën midis Rrugës 10 dhe Rrugës K. Në total janë prekur 15 persona. Disa dëshmitarë deklaruan se bëhej fjalë një burrë në një makinë i cili hapi zjarr ndaj turmës pranë restorantit “El Santo” para se të largohej.
Ata thanë se janë dëgjuar deri në 50 të shtëna armësh. Për momentin nuk dihet statusi i autorit të dyshuar të të shtënave. Një video në rrjetet sociale tregon një sherr në momentin e të shtënave, por nuk dihet nëse dy episodet janë të lidhura.
6 killed in #Sacramento, California #Breaking pic.twitter.com/BiLeC5NNDO
— Biblical Watchman (@Satoshian2) April 3, 2022