Kryetari i Komisionit për Siguri, Bekë Berisha, ka pyetur drejtorin e policisë Sabedin Mehmetin se pse kanë vendosur pyetje shumë të vështira në testin për rekrutë të rinj.
Berisha tha se profesorët kanë shëruar kompleke duke vendosur pyetje të vështira dhe të cilat, Berisha tha se ua ka sjell deputetëve nëse munden me i zgjedhë.Kanë apliku mbi 11 mijë, kanë marrë pjesë mbi 8 mijë, kanë fitu mbi 1 mijë. A u plotësu numri i rekrutëve që e keni pasë, a ka ra sistemi disa herë, sistemi digjital që u kanë ky për herë të parë.
Pyetjet e potencove disa herë që kanë qenë të lehta, unë ua kam pru deputetëve disa pyetje por me i pru sot qetu nuk e di a dini me i zgjedhë.
Jemi tuj folë për rekrutë për djem e vajza që janë të ri, dihet çfarë niveli të arsimit kemi se jemi në listë në fund, e me i ngarku aq shumë ata, me profesora që shërojnë komplekse të veta”, tha Berisha.