Ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka reaguar për vendosjen e shenjës që ndalon shaminë në shkollën e mesme teknike në Gjakovë, çështje kjo që ka nxitur debate të mëdha.
Me anë të një postimi në Twitter, Selimi ka thënë se besimi dhe e drejta e besimit janë të drejta të njeriut, dhe si të tilla, çdo ndalim i tyre me shenja është shkelje, shkruan lajmi.net.
Sipas tij, çdo personi duhet t’i lejohet e drejta në besim.
“Shamia dhe e drejta e besimit jane te drejta te njeriut. Cdo ndalim i tyre vecanerisht me shenja eksplicite nga institucionet ku hyjne edhe shkollat jane shkelje e te drejtave te njeriut. Cdo person ka te drejte ne besim. Te drejtat e njeriut nuk jane zgjedh e merr, cka te pelqen”, ka thënë Selimi me anë të një postimi në Twitter.
Kujtojmë se Gjakova udhëhiqet pikërisht nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe kryetari që vije nga kjo parti, Ardian Gjini.