Partia Socialdemokrate kanë zhvilluar një aksion tjetër simbolik para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.
Këtë herë ata e shpallën kryeministrin Albin Kurti “veteran të rrejshëm të UÇK-së”.
Një pankartë me mbishkrim të tillë u la para derës së Qeverisë.
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se kryeministri Kurti bën pjesë në grupin e veteranëve të rrejshëm, duke e quajtur “veterani i parë kryesor i rrejshëm”.
Kryeministri e ka nisur së fundi një fushatë për çështjen e veteranëve. Ne besojmë që prej se ekziston kjo çështje janë dy grupime kryesore që e kanë trajtuar këtë çështje; ata që bëjnë pjesë dhe e kanë kundërshtuar luftën e UÇK-së, i kanë akuzuar ushtarët e UÇK-së, i kanë përbaltosur ata dhe të cilët e përdorin një keqpërdorim që ka ndodhur nga disa veteranë të rrejshëm për ta sulmuar UÇK-në. Një grup i dytë janë mbështetësit e luftës së UÇK-së, vetë ushtarët, të cilët po ashtu kanë pasë kritika për manipulimin që ka ndodhë. Kryeministri Kurti bën pjesë në grupin e parë për shkak se këtë çështje e rihapi atëherë kur po diskutohej për çështjen financiare, sepse ai veteranët i sheh si barrë për shtetin e Kosovës”.
Molliqaj ka thënë se Kurti e di që janë vetëm dy rrugë për t’u zgjidhur ky problem – proceset gjyqësore dhe një procesi të ri i verifikimit, i cili bëhet nga e njëjta strukturë.
“Ne besojmë që në momentin kur kryeministri e nis këtë çështje dhe nuk e ka të qartë se si do të bëjë pastrimin e saj, kjo është për ta sulmuar veteranin e UÇK-së. Për të gjithë ata që s’e dinë, Albin Kurti është zyrtarisht veteran i UÇK-së”, tha Molliqaj duke shtuar se Kurti ka bërë deklaratë të rrejshme se është veteran i UÇK-së dhe për këtë ftoi prokurorinë që të nisë hetimet për të.
Molliqaj tha se ekzistojnë prova materiale se Kurti ka bërë deklarim të rrejshëm dhe paralajmëroi se në fillim të javës do të dorëzojnë kallëzim penal ndaj tij për “falsifikimin që e ka bërë në këtë proces të veteranit të UÇK-së”. /
“