Muaji mars dhe prill është i mbushur me ngjarje ,është muaji kur pas bombardimeve të Nato-s, forcat paramiltare serbe kryen masakra të tmerrshme ndaj popullates civile anekand Kosovës, shkruan Gazeta Papirus.
Sot u përkujtuan të rënët e lagjes Gjinovci në fshatin Makërmal, me këtë rast kryetari i Skenderajt shkruan:
Postimi i tij i plotë :
Nderime të larta për dëshmorët dhe martirët e lagjes Gjinovci në fshatin Makërmal, si dhe anëtarë të familjes Rexhepi që u vranë po atë ditë, të cilët i përkujtojmë sot në 23 vjetorin e rënies së tyre, gjatë luftës së lavdishme çlirimtare për liri dhe pavarësi të vendit!
Lavdi e përjetshme për trimat dëshmorë dhe martirët e Kosovës.
/Gazeta Papirus/