Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe drejtoresha e USAID për Kosovë, Zeinah Salahi e në prezencë të Ambasadorit Amerikan Jeffrey Hovenier, sot ka nënshkruar amandamentin e katërt të Marrëveshjes së Grantit për Objektivat Zhvillimore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili parashehë fitimin shtesë të 31,994,644 dollarëve.
“Në këtë mënyrë, granti total ka arritur vlerën prej mbi 73.4 milionë dollarë. Mbështetja e vazhdueshme e Shteteve të Bashkuara në Kosovë është dëshmi e përkushtimit të qeverisë dhe popullit amerikan për të përforcuar mirëqenien e qytetarëve të Republikës së Kosovës përmes institucioneve efektive dhe llogaridhënëse. Kosova është e bekuar me aleatët e saj”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.