asi shtroi në Kuvend sot faktin se bota po merr masa për krizën energjitike, që ia faturoi vendimeve të Rusisë dhe agresionit të saj në Ukrainë, Edi Rama zbuloi se po bëhet një studim për familjet e pasura.
“Kriza energjitike filloi përpara luftës, kur askujt nuk i shkonte ndërmend se do vinte lufta. Kriza energjitike sponsorizoi nga faktori që solli luftën. Tani jemi në kushtet kur nuk flitet më për çmime.
Jo më larg se mbrëmë, ministri i ekonomisë gjermane lajmëroi se qeveria do prezantojë kufizimin e shtetit me gaz. Gjermania po përgatit planin për kufizimin me gaz të familjeve. Kriza ka arritur të prekë dhe të krijojë një problem në një prej vendeve më të fuqishme. Kur e lajmëruam atë që po vinte dhe thamë se do marrim masat përkatëse, as që nuk e imagjinonim që çështja do komplikohej më tepër. Ja ku jemi sot. Kriza energjitike është në një kulm të cilin bota e konsideron të ngjashëm me krizën e vitit 1974. Nuk e dinim se çfarë ndodhte në atë kohë.
Ne i qëndrojmë asaj që kemi vendosur të bëjmë. Nuk do e rrisim çmimin e energjisë elektrike. Ndërkohë ministria po bën një studim për familjet e pasura. Praktikisht lanë në buzë të humnerës në vitin 2013 për të parë nëse mund të bëjmë një ndarje të përkohshme ku ata që kanë më shumë të paguajnë më shumë në energjinë elektrike. Asnjë familje të mos ketë kosto rritje për çmimin e energjisë” – u shpreh Rama. ©Lapsi.al