Zelensky u është drejtuar parlamentit të Holandës. Ai i ka kërkuar Holandës armë, ndihmë për rindërtimin e vendit dhe bllokimin e të gjitha bizneseve me Rusinë në përgjigje të pushtimit të vendit të tij.
“Duhen sanksione më të ashpra në mënyrë që Rusia të mos ketë asnjë shans për të pushtuar asnjë vend tjetër në Europë dhe t’i japë fund luftës,” tha Zelenksy.
“Ndaloni të gjitha aktivitetet tregtare me Rusinë,” përsëriti presidenti ukrainas.