Një përplasje e ashpër ka ndodhur mes dy analistëve televizivë, Bekim Kabashit dhe Xhevdet Pozharit.
Shkas për këtë është bërë tema e Iuftës.
Pozhari, gjatë debatit, i ka sugjeruar Kabashit që të mos frikësohet nga Iufta, gjë e cila e ka nervozuar Kabashin.
Pozhari i ka thënë Kabashit se “Iuftën nuk e kemi përcjell nga televizori.”
“Ti s’ke nevojë me hy andej, ec grahi”, i ka thënë Kabashi Pozharit.
Kabashi i ka thënë Pozharit se nuk është mirë të prekë në plagë të njerëzve, pa i njohur mirë.
“Me u pasë friku prej Iuftës, ishim ikë në kohën kur ka ndodhur Iufta. Por s’kemi ikë, kemi qenë pjesë e Iuftës”, i është drejtuar Kabashi Pozharit.
Më pas, Kabashi i nervozuar, ka vazhduar, duke i thënë Pozharit se Iuftën prej televizorit “e ke këqyrë ti”.
“Ku i ke adresat që s’janë adresa tua hiç, nuk janë as adresa kombëtare fare. Hiç. Janë adresa të Rusisë. Turkofil je. Ti je turkofil”, i ka thënë Kabazhi Pozharit me një ton të ngritur të zërit.
“Po çka je t’u folë more?”, ka pyetur Pozhari.
Përplasja është ndërprerë nga autori i emisionit Context në ATV, duke i dhënë kahje tjetër debatit.