Kimete Berisha
Kurrë prej burgu nuk isha dalë e ty n’takim nuk t’kisha pranu, Carla!
Jo që më ke quajtur ‘kriminele’, por thjesht veç pse s’je karizmarike si Carla del Ponte, dhe që je askushi, sepse je mashtruese!
Mashqit e Albinit kanë ikur nga lufta duke u fshehur pas fustanave gllok, që janë si tenda ata fustana, ku mund të strehohen në ta deri në tre veta.
A e dini për çka e kam fjalën, se ju nuk po dishit gjë: kur shkon me ble basmën, gjithmonë të kujtohet ai djali ‘që shet basma, dhe që në një vajzë ka rá n’sevda’ (por që ajo vajzë kurrë nuk je ti)…
Pastaj i tregon ti atij djalit se po të duhet basma për një fustan gllok, e ai të thotë ty që për atë fustan të shkon komplet një top i basmës,…kuptohet, gjithmonë teprojnë nja 10 cm basmë nga topi, por ai djali është i gjánë, t’i fal ato cm…
Me bë me fry era e fortë, e me t’u çu fustani, s’ka kush që e ungjë má…
Ka fryer era, dhe i kemi parë, të fshehur nga lufta nën fustan gllok (dikush preferon ta quaj edhe fustan cigovan).
2. Politikat e kësaj qeverie i kanë vështirësuar edhe çështjet në lëmenjtë e dashurisë.
Për shkak të shtrenjtimit të naftës, çiftet që jetojnë larg prej njëri-tjetrit janë detyruar t’i rrallojnë takimet.
Mbaruam.
Do të thotë është atakuar ndjenja më sublime – dashuria…
Është njoni q’atje, larg, thojsha mos është fati….po s’po ka llogari Romeo të takohet shpesh, se kurrë më shtrenjtë s’ka kushtuar dashuria.
E vet shkon te gruja me pare të shtetit.
Duhet m’e subvencionu edhe dashurinë tonë.
Fond urgjent për çiftet që po vuajnë shkaku se s’kanë mundësi m’u taku më shpesh.
Dikush është duke qeshur tani, por problemi është shumë serioz dhe kërkon ndërhyrje të shpejt.
Ashtu siç ekziston ndihma e shpejt për dhimbjet e trupit, duhet të ekzistojë ndihma e shpejt për dhimbjet e shpirtit
(s’po flas për mend, por për shpirt, se me pas mend nuk dashurohesh hiç).
– Pë burekun flasim më vonë (që për m’e kursy zeytin) bureku (përveç që ka ra në peshë), po duket si me maru me letër gatimi, e jo me petë.
-?Ndërkohë që populli u varfërua, Albin Kurti ia ka kaluar edhe Librit të ‘Ekzodit’ në Bibël.
I ka deportuar shqiptarët pa i prekur me dorë, ua ka bë punën të largohen nga Kosova – pa ju thënë ‘largohuni’.
Ky është ekzod magjik.
Për 200 mijë shqiptarë u marr vesh Turqia me Rankoviqin (marrëveshje xhentëlmene), m’i largu nga Kosova (pasi i detyroi të deklarohen turq),
e Albin cari për 4 muaj t’i largon veç me një shikim 200 shqiptarë.
Serbëve nuk po ua nxinë jetën, ata nuk po ikin.
A thua pse i do serbët kaq shumë?
P.S. Nëse pyet pse veç Kim-i po shkruan për varfërimin e madh që po u ndodh shqiptarëve, po të tregoj se kjo po ndodh sepse gazetarët shqiptarë (ata, gllavni që janë) janë milionera.
Nuk gjen budallaqe si unë m’u prish me krejt dynjanë, për juve fukaranë.
Shqiptarit nuk i vjen marre që është i varfër – por i vjen marre me tregu që është i varfër.
Vëmendje: Kush ka edhe sot kompira për drekë, mos hezito, çoma një zemër.