Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është nisur për vizitë tre ditore drejt Hagës, me qëllim për t’u takuar me ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët prej më shumë se një viti mbahen në paraburgim në Hagë, shkruan Periskopi.
Në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, pak para nisjes ka thënë se do të takohet me Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin, Nasim Haradinajn, Hysni Gucatin dhe Pjetër Shala.E pyetur se përse ish-presidenti Thaçi dhe kryeparlamentari, Kadri Veseli nuk e pranuan për vizitë, ajo befason me përgjigje.
Nuk mund ta di cila mund të jetë arsyeja për këtë, megjithatë si ministre kam bërë kërkesë që të takohem me të gjithë, për faktin se duke qenë ministre duhet të trajtojmë të gjithë të barabartë”, ka thënë Haxhiu.
Kujtojmë se ish-presidentin, Hashim Thaçi dhe kryeparlamentarin, Kadri Veseli, atëbotë në opozitë, Haxhiu iu referohej edhe me termin “kriminel”.
Më poshtë keni prononcimin e Haxhiut: