Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, nesër do të udhëtojë për në Hagë.
Qëllimi i kësaj vizite është të takojë ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen që një vit.
Takimet pritet të jenë më 30, 31 mars dhe 1 prill.
Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv Flamur Pireva, këshilltar i ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu.
Ajo do të jetë e shoqëruar nga nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës Saranda Bogujevci dhe deputeti Adnan Rrustemi, njofton Klankosova.tv.