Kuvendi i Kosovës sot rreth orës 10 do të mbajë seancë plenare.
Kjo seancë do të përcillet me debat parlamentar për politikën e jashtme. Do të bëhet shqyrtimi i Projektligjit për Kompensimin e Viktimave të Krimit, shqyrtimi i Projektligjit për Pronën Publike, Formimi i Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga ana e Qeverisë së Kosovës e të tjera.