Në Dhomat e Specializuara në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish pjesëtarit të UÇK-së, Sali Mustafës.
Javën e kaluar para trupit gjykues në Hagë u paraqit dëshmitari i parë i mbrojtjes në rastin e Mustafës, Brahim Mehmetaj.
Në mbrojtje të Sali Mustafës do të dalin gjithsej 17 dëshmitarë, njofton Klankosova.tv
Aktakuza ndaj Mustafës, i cili është i arrestuari i parë nga Specialja, është konfirmuar më 12 qershor të vitit 2020.