GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Haxhiu thotë se s’ka sigurime shëndetësore deri në vitin 2024

27/03/2022
në Ballina, Kosovë, Lajme, Shendetesi
Koha e leximit:3 mins read
Share on FacebookShare on Twitter

Deri në vitin 2024 qytetarët e Kosovës nuk do të kenë sigurime shëndetësore, thotë deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu.

Krejt kjo ngase sipas tij, plotësimi i Ligjit për sigurime shëndetësore është planifikuar në fund të vitit 2022.

Ai thotë se as në vitin 2023 nuk do të ketë mundësi për përgatitjen e bazës ligjore dhe infrastrukturës, duke bërë që ky ligj kaq i rëndësishëm sipas tij, të hyjë në fuqi tek në vitin 2024.

“Sipas programit legjislativ të Qeverisë plotësim-ndryshimi i Ligjit për sigurime shëndetësore është i planifikuar në fund të vitit 2022, çka na bënë me kuptuar që as në vitin 2023 nuk do të ketë mundësi që të fillohet me përgatitjen e bazës ligjore dhe infrastrukturës tjetër për implementimin e Ligjit për sigurime shëndetësore dhe kjo për mua i shtyn implementimet e sigurimeve shëndetësore deri në vitin 2024”.

“Është mëse e nevojshme që të bëhet plotësim-ndryshimi për sigurime shëndetësore që të bëhet zbatimi i tij sepse ka pasur ndryshime edhe të ligjeve të tjera për TVSh. Ka një rëndësi të jashtëzakonshme që para fillimit të implementimit të Ligjit për sigurime shëndetësore të bëhet plotësim ndryshimi i ligjit”, tha Haxhiu për EO.

Haxhiu ka bërë kërkesë disa herë Qeverisë që të sjellë në Kuvend Ligjin për transplantimin e organeve, por një gjë e tillë nuk po merret parasysh nga partia në pushtet.

Këtë kërkesë ai po e arsyeton me trajtimet e shumta jashtë vendit, por edhe me ikjen e një numri të madh të ekspertëve, ku thotë se vetëm muajt e fundit janë larguar 20 mjekë.

“Unë kam apeluar që të sillet në Kuvend e që Qeveria nuk e ka paraparë Ligjin për transplantimin e organeve sepse një pjesë e madhe e buxhetit tonë shkon për transplantim të organeve jashtë vendit. Mjekët po na ikin, vetëm brenda muajit të fundit 20 mjekë janë larguar nga Kosova. Nuk ka mbështetje për profesionistë shëndetësor. Ka shumë punë për të bërë, por nuk po shohim veprim sado pak që t’iu jepet shpresë pacientëve dhe profesionistëve shëndetësor që të ofrojnë këto shërbime”, tha ai.

Sipas tij, Ministria e Shëndetësisë duhet të ketë një plan veprimi më të rreptë në pikat hyrëse me qëllim që të mposhtet pandemia.

“Qeveria gjatë menaxhimit të pandemisë ka vepruar ad-hoc. Sipas njohurive dhe ekspertëve të epidemiologjisë do të duhet të shkohet faza e kalimit në endemi dhe gradualisht mposhtet pandemia Covid-19.

Unë do të doja të ketë një plan të veprimit nga Ministria e Shëndetësisë kur kemi raste të vogla të shkohet drejt identifikimit të atyre rasteve dhe izolimit të tyre dhe monitorimit më të rreptë në pikat hyrëse me qëllim që të kemi një mposhtje të pandemisë.

Duhet një strategji e cila po na mungon prej fillimit të pandemisë dhe të kemi plan të veprimit edhe në situatën aktuale”, tha Haxhiu

Tags: Bekim HaxhiuShendetesoreSigurimet
ShareTweetShare
Previous Post

Nga sot fillon llogaritja verore e kohës

Next Post

Kosova sot zhvillon stërvitjen e fundit para nisjes për në Zvicër

Next Post

Kosova sot zhvillon stërvitjen e fundit para nisjes për në Zvicër

Lajmet e fundit

Arrestohen dy zyrtarë për ‘marrja e ryshfetit’, kërkuan para për kalimin e testit të vozitjes

Arrestohen dy zyrtarë për ‘marrja e ryshfetit’, kërkuan para për kalimin e testit të vozitjes

19/05/2025
PERBALLJA e parë mes Kryeshefit të “Pastrimi” dhe Drejtorit Brestovci: Kompania s’ka pare – Komuna nuk ka pagu – nuk është e vërtetë

PERBALLJA e parë mes Kryeshefit të “Pastrimi” dhe Drejtorit Brestovci: Kompania s’ka pare – Komuna nuk ka pagu – nuk është e vërtetë

19/05/2025
Erion Veliaj rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon lirimin nga burgu

Erion Veliaj rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon lirimin nga burgu

19/05/2025
Merz reagon pas telefonatës Uashington-Moskë, tregon çfarë ka folur me Trump ai dhe një grup liderësh

Merz reagon pas telefonatës Uashington-Moskë, tregon çfarë ka folur me Trump ai dhe një grup liderësh

19/05/2025
Thirrja telefonike midis Putinit dhe Trumpit përfundon pas më shumë se dy orësh

Thirrja telefonike midis Putinit dhe Trumpit përfundon pas më shumë se dy orësh

19/05/2025
Anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve betohen para Presidentes Osmani

Anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve betohen para Presidentes Osmani

19/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Arrestohen dy zyrtarë për ‘marrja e ryshfetit’, kërkuan para për kalimin e testit të vozitjes

Arrestohen dy zyrtarë për ‘marrja e ryshfetit’, kërkuan para për kalimin e testit të vozitjes

19/05/2025
PERBALLJA e parë mes Kryeshefit të “Pastrimi” dhe Drejtorit Brestovci: Kompania s’ka pare – Komuna nuk ka pagu – nuk është e vërtetë

PERBALLJA e parë mes Kryeshefit të “Pastrimi” dhe Drejtorit Brestovci: Kompania s’ka pare – Komuna nuk ka pagu – nuk është e vërtetë

19/05/2025
Erion Veliaj rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon lirimin nga burgu

Erion Veliaj rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon lirimin nga burgu

19/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.